Haxhi Muhaxheri ME GUR E GJUAJE DHE ZOTIN (Mikut tim, poetit Tahir Desku) Kot të erdha te shtëpi e re, poet kokëkrisur! Edhe prej varri paske ikur t'i këndosh të bukurës Anitë, vashës që s'u jepej as Perëndive. Kurrë s'ke qenë i rehatshëm bre lum miku! Sy njerëzve të hekurt lozje me zjarr dhe kur qielli skuqej mbi Kosovë, me gur e gjuaje edhe Zotin! Ti, o dreq poet!