Freitag, 24. Mai 2013

Kadrije Meniqi: TRIBUTE PËR TAHIR DESKUN




1.Kohët
(Poetit Tahir DESKUT)
 
Kjo  natë
më kujton në agoni
buzëqeshjen tënde.
Më kujton
kjo natë e errët
drejtpeshimin
e humbur në pafundësi
dridhjen e fortë
vlugun e lulëzimit
në përleshje me furtunë.
Kjo natë s`ka fund
më kujton ecjen tënde të lehtë
shikimin me sy shqiponje
si nuk u deha atë natë
sepse e dehur veç isha
dhe me dashuri vargun qëndisja.
Kjo natë s`ka fund
as dita e re s`ka fund
valët nuk i shihja
por trandjet i ndija.
Eca duke kërkuar urë
që lidh kontinente
në kaltërsinë përrallore
këndova këngë të bukura
për legjendat e urave
që ndajnë pa dhembje
horizonte, horizonte.
Në çdo hap ndjek diellin
hëna më trazon
vetminë e kam shok të vërtetë
por ritmi çdoherë më shoqëron.
 
 

2.E PAKUFIJ ME JE
(U kthye ngase e thirri vendlindja,Tahir DESKUT)
 
Shumë stuhi prej detit
prej bjeshkëve të goditën
shumë stuhi bukurinë e duvakut tënd u përpoqën ta heqin
toka jonë orë e kohërave
i përballoj të gjitha.
Shumë hije deshën të errësonin bukurinë përrallore që ke
por aty ku shëndrrisin margaritarët hija vend nuk ze.
Kalove mote e mote duke luftuar furtunat e kohës
dhe asnjëherë nuk u dorëzove.
Ngrite kala e në kala kreshnikët kënduan me lahutë
e të mbrojtën me pushkë.
Fole e shqiponjave
asnjëherë penda nuk ndalet së krijuari për Ty
ritmi i vargut nuk ka të ndalur
si nuk kanë të ndalur as ëndrrat, as shpresat
se Ti je realitet i kohës.
Nganjëherë lutem të bëhem puhizë
dhe t`i prek të gjitha petalet e tua
t`i mbledh një nga një e kurorë krenarie të thurr.
Nganjëherë dua të jem heshtje e shirave e kohërat t`i ndjej
të freskoj çdo pëllumb të tokës gjithandej.
Dua të jem etje shumë herë
ujërat e tua t`i vështroj , bukurinë t`ua shijoj
ta freskoj shpirtin që moti mall ndjej
E pakufi je, e pakufie dashura mëmë Shqipëri…
 
 
 
 
 
3.ORAKUJT TË RINGJALLEN…
 
(Poetit Tahir DESKU)
 
Fluturoj e s’di të ndalem,
Të shikoj lart Shqipërinë,
Kam shumë mall për ato troje,
Kam shumë mall për Ilirinë,
Qëndrova mbi Çiçavicë,
Hodha sytë mbi Dardaninë,
Qëndrova në Këndrevicë,
Të shikoja Labërinë,
Nga Korabi shoh Pollogun,
Në Jezercë pash Dukagjinë,
Dola në Malin e Gjerë,
Të shikoja Çamërinë,
Në Baba Tomorr u ula,
Kuvëndoj me Perëndinë.
Thellë në mendime rashë,
Humba sytë mbi kaltërsinë.
Mendja më shkoi larg,
Të mora në krahë një dekikë,
Vajzë e bukur, dardanie,
Me kaçurrelat mbi ballë,
Veshur kuq e zi si flladi,
Doja të të kisha pranë,
Vështrimin tej, tej në male,
Përtej tyre shikon detin,
Detin, detin shkumë e valë,
Ma shton më shumë dertin.
Fllad dëbore, fëshfërimë,
Erë fushe trëndelinë,
Shtojzovalle fort si zana,
Nëna të përkundi djepin,
Të mëkoi me këngë e ligje,
Të mëkoi trimërinë,
Zemërzjarrta dardanie,
E bukur si dritë e Zotit.
Fluturz e vogël të qëndron mbi dorë,
E ledhaton ëmbël me sy,
Çfarë më sjell o lajmëtare,
Një lajm të bukur si ty?
Vij nga larg, nga Arbëria,
Të çmallem pak me ty,
Prap do kthehem në luadhe,
Të lodroj përsëri,
do më marrë malli shumë,
Do të kërkoj prapë të vij,
Do të vij me lajme shumë,
Për të bukurën Arbëri.
U ngrita vrap fluturim,
Me sy të zjarrtë vezullimi,
Do lëshoj zë bubullime,
Rrufe e shkrepëtimë,
T’i drejtohem djalërisë,
Heshtja shumë më mundon,
Zemra më çahet, për Ilirinë,
Kam shumë për të thënë,
Derti kurrë s’mu nda nga sytë,
E di çfarë po më kërkon,
E di çfarë të mundon,
E di pse po ngulmon,
Në zemer diç të vlon,
Të vlon dashuria,
të vlon mirësia,
Të vlon trimëria,
sytë te djalëria,
Sytë rrufe nga qielli,
Zëmër zjarr tërmeti,
Toka të lëkundet,
Të përmbysen malet,
Zëri të ushtojë,
Orakujt të ringjallen…
 
 
 
Oaza e shpresës
(Reporterit te luftës,Tahir DESKUT)
 
 Nisem e mbërrij në oazën e shpresës
me varkën e këngës
thyej rregullën e moçme të Pritjes
me hapin mes valëve të çmendura
me guximin e zgalemit
e mbështjellur kuq e zi
me aromën e bashkimit
me lahutën e gëzimit.
Është caku  i fundit ëndrra ime
perdja e diellit aty lëshohet
shkëlqimi i ylberit aty vizatohet
margaritarët e detit aty gërshetohen.
Po kthehem në folenë e moçme të ëndrrës sime
po zemra a çelet pa çelës
e kënga a del pa fjalën e gjallë
unë pyes veten e them: po kësaj rradhe po.
Jam aty tek ti oaza ime
jam aty me ëndrrën time
kthim nuk ka
jam vendosur dhe rrënjë kam lëshuar
Shqipëri fole e imja, e imja nënë…


Marrë nga gazeta NACIONAL

___

1 Kommentar:

  1. Nëse po luftoni me ndonjë problem shëndetësor apo infeksioni nuk është fundi i jetës suaj, pse të mos kontaktoni një mjek bimor për kurim Dr.DAWN ka kura bimore dhe zgjidhje të përhershme për të gjitha problemet tuaja shëndetësore. rekomandojeni atë tek ju sot vetëm sepse unë kam përdorur edhe ilaçin e tij bimor dhe ka funksionuar në mënyrë të përsosur në problemin tim shëndetësor, në fakt mund të shpëtoni veten nga dhënia e parave tuaja të fituara me mund tek mashtruesit nëse mund të kontaktoni DR. DAWN sot për produkte bimore kurë origjinale dhe të Përhershme. Ju lutemi, ndihmoni të ndani këtë postim për të shpëtuar veten dhe të dashurit tuaj. DR. DAWN është e specializuar në këto fusha, Suplemente bimore të përhershme për ankthin dhe depresionin, HIV/AIDS, Diabet, Epilepsi, Gjak, Kanceri, HPV, ALS, herpes etj. Email: dawnacuna314@gmail.com .
    Whatsapp: +3550685677099 /
    +2349046229159

    AntwortenLöschen