Freitag, 24. Mai 2013

Tahir Desku: PREJARDHJA E DASHURISË

Biblioteka PLEJADA

Redaktor

Ali  Podrimja

Recensentë

Azem Shkreli
Eqrem Basha

Letor

Shaip Beqiri

RILINDJA

Redaksia e botimeve
Prishtinë, 1982



ME KOHEN NË GRUSHTA

Në shenjtëritë e jetës sime
Në djallëzitë e jetës sime

Zura në thua
Zjarr u bëra
Në agoni e pashë
Falltorin e vetmisë
Me kohën time në grushta
Shpjegonte prejardhjen e dashurisë

Babadiell të lutem
Bota s’e di
Poetët s’njohin perëndi



ËNDRRA

Tash je gjysmë i vrarë
I vdekur as i gjallë

Pret me ditë  pret me net
Kohën që s’të zë, s’të ndjek
Kohën që s’të pret

Kështu ti thua e pastaj
Le të gëzohet bota vaj

Më pak je i gjallë, m i vdekur
Me diell nën sqetull

Majë Olimpi
Yllin e ëndrrës së fikur kërkon

Jeta është aventurë e lirë



KTHEHU

E nise namë e nise gjamë
verë për verë zbrite mes nesh

si Diogjeni i urtë dikur
me fener magjik në duar

bota të ndoqi përsëri
qielli s’të zuri
i shenjt në vetmi

kthehu një natë të vonë
bëj dritë o shqimu

( Kur ëndrra po fiket
Bota hap sy e ti
Pas çdo harrimi vjen
Me një shekull të ri)



BRAKTISJE

Të urtin vetmitar të fundit
E vrau durimi harresa e shiu
Po e përcjell me vaje e veta

Mundim i gjatë na duhet
Të gjejmë dhëmbin e fshehur

Të vrau bukuria e shpirti
Otello
Cili është më i miri ferr
S’po shohim të flasim
Bukur
Terr
Bukur
Terr




THIRRJE

Sërish sërish po më ndjek
Rrugë me rrugë nëpër jetë

Si të ngrihem si të ik
Nga ferri i fjalëve gjak

Kur trishtimi i egër më zë
Butësisht të qeshemi ne

Nëse me pahir vdesim pak
A lindemi përsëri, Hamlet



MELODI E THATË

Çmallem ngahera heq pakj mërzi
Mbi vetmi ulem i lodhur
Pesha e rëndë më rri përmbi

Këngët s’më përfillin s’më duan
Gjysmë zëri kam për vajtim

Heret më  janë këputur gishtërinjtë
Melodi e thatë e mushkërive bie
Ëndrra e pret të vërtetën e vet

Kur të më zgjosh nga gjumi nënë
Mos m’i puth sytë e njomë
Kam ca derte sa ëndrra thërrime…



KALI

Botës i duhej një kalë i tillë
Që të mos mbetej pa njeri

Tash lodro nëpër njeri
Struku ndër brinjët e tij

Në botë nga një Trojë
Mund ta rrënosh perherë

Kalë i çuditshmi kalë
Botës i duhej një kalë i tillë



HABI

Numërojmë net
Ditë të reja gjurmojmë

Kafshojmë bardhë
Pimë zi
Ç’fatkeqësi



SHI ZJARR

Njeriu iku në qiell
Gjakun, dashurinë harroi

Mund të bjerë shi e zjarr
Nga trupi bota të gjëmojë

Për shembull në Hiroshimë
Ka harruar të mbijë ba

Koha kokën e bën thërmi
Djalli i fshehur nën lëkurë

Mund të bjerë zjarr e shi



LIBRI I VETMISË


FILLIM

Tërë natën s’kemi pasur gjumë në sy
Jemi përbiruar në çdo shresë zemre
Fjalët i kemi shrydhur një nga një
Derisa vetmia ka hapur gojë mbi dry
Qesh tash po tjerrin mashtrime të gjata
Rrena e bukur mbi botë po mban qetësinë
Tërë natën s’kemi pasur gjumë në sy
Thua do t’i zinim diutët e humbura shqim
Këtu e tutje nënshtruaj pagjumësinë



ZBRAZËTI KOHËSH

Pluhuri i harresës mbuloi metaforën
Diçka në mërzi po ma djeg bregoren
Shpresën e kërkoj si djalërinë e ikur
Kot e shpaloj zemrën yll i fikur
Në gotë vdes artistikisht zemra ime
Nëpër botë lëngojnë shumë kujtime
Nën sqetull mbaj shekujt i përkëdhel
E një kohë e madhe para syve më del
Mes poleve erërat e bartion vetminë
Rastësisht koka ime zihet me çmendinë
Them ikur çdo gjë dhe dasmat na lanë
Bën kohë ëndrrash e gëzimet ku vanë
Vetëm cicërrimat në portë më trokasin
Ca hije e gjëmë gjithnjë po më ngasin
Çdo natë në ëndërr vdekjen time shoh
E dallët e shpirtit tek bëhen trohë-trohë
Veç ndjenjat udhëtojnë prore ndër vegime
Thellësive të fshehta të pajetës sime
Nën qiellin e zemrës ëndrra më digjet
Malli i fëmijërisë nën vetull më piqet
Bën thatësiu kohësh është zbrazëti e madhe
Mes kësaj shkretëtire s’e gjej një qare
Ruana zot nga uji zjarri e ndryrësia them
Ikur koha lustër athua ikur ta zëmë
Po trupi i tokës prapë po na ndjek
Zjarr i nëndheshëm ballin po ma pjek
Dikur nuk dinim për unën tymin e hirin
Po toka u zberdh bashkë me durimin
E gazin e qeshjet prapë s’i ndal
Po shohim gjithçka mbeti veç fjalë
Shih si na lidhi jeta pa shpirt këmbë e kokë
Po shpirt të gurëzuar vallë duron kjo tokë
Dhoma e zbrazët nga vuajtjet rënkon
Atë që s’po e shoh syrin ma vërbon
E zgjova këtë natë, natë të mallit tim
Balada po dëgjohet, fyell s’kam për vajtim
Vetëm këtë llj kënghe arnuar e kam në vetmi
Me gjakun e pikëlluar të gishtërinjve të mi
Ç’t’i  themi vdekjes jeta na përbiu në valë
Kujtimet e kohës shtresohen palë-palë
Vetëm në sytë e mi rrjedh pak dritë e bardhë
Prej zjarreve them ligj i kobshëm ka ardh’
Pluhuri i harresës mbuloi metaforën
Diçka  në brendësi po ma djeg bregoren
Shpresën kërkoj si djalërinë e ikur
Kot e shpaloj zemrën se ç’del yll i fikur



JETA

S’paska gjë më të bukur në botë
Jetën ëndërr ta bësh me pahir
Kur ditët e bardha ngelin në gotë
Mbi kokë kujtimet të bëjnë magji
E di unë kush ma tall vetminë
S’bëj gjë vetëm së qeshuri pëlcita
Këtë natë dimri akujt kërcasin
Unë me laps  të zi të bardhet i gris
Po jeta ka psi-mundimet e veta
Tashmë zogjtë e borës në xham
Mes zjarreve ç’mundësi t’i zgjo
Po jeta ka psiko-mundimet e veta



NATË

Si të ndez sonte llampën e vajgurit
S’ka kund dritë telat janë ngatërruar
Diku në botë ëndrra kullot gjumin
Si ta ndez sonte llapën e vajgurit
T’ia nisi një këngë prej fillimit
I tillë çfarë jam në mbretërinë e territ
Se më duket bota po fle në jermi çudi
Zëri i dritës së fikur nënshkruan humbjen
Lehtë mund të ma lexosh mërzinë në ajrin
Që e thith e zhytem në mundim
S’u besoj poetëve për diellin e natës
As përrallave të plakave vijave në filxhan´
Pasha natën e varrit pasha trupin tënd
Diku në botë ëndrra kullot gjumin



DORËSHKRIMET

Nën sqetull mbaj librin e zi të vetmisë
Ku shkruaj të bukurat e jetës, vjershat
Këtu kam dhe malin e madh të fëmijërisë
Autoportretin e leckosur syshkruarin
Kaçurelat e verdhë mbi ballin blu
Mbi to shpesh kaloj natën
Çka s’ka në malin e fëmijërisë sime
Këngë, vaje, balada e fjalë të harruara, gjithçka
Gjurmë të mbështjella me pikat e lotëve-zi
Motive dashurie të mbetura rrugëve të botës
Shpesh them kur do të përmbyset anija
Dorëshkrimet e mia në fund të detit bien
Që të takohemi në harrim tej vetmisë



FYELLI

Tash nisi  i bie fyellit bjeshkët happen
S’m[ë njihet ende jam i vetmi në botë
S’përfill asgjë më shumë se këngën, jo
S’kam ligje jete vdekjes i jap fre
Kah vraponi o korba, kam unë hallet e mia
S’mund të hyni në mua jam unë vjershëtar
Mos ma ndryeni qeillin është vetëm imi
A s’ia nxorët sytë babait kurbetçar
E ma vajtuat nënën me ditë e me net
Tash nisi fyellit i bie bjeshkët happen
Heu gishtërinjtë e mi të kallur heu
Bukur po ia ndërroni në zemër Ballkani
E unë herë me ty herë me askë në botë
Për tokë qiej dete yje yje yje

Çka s’bëj
Tash nisi i bie fyellit bjeshkët i shpaloj




DRITARJA

Një ditë do t’i mbyll sytë
Gojën
Veshët

Zëra tashmë të njohur
Pas yllit vetmitar nxitojnë
Fytyrat i masim me gishtërinj

Bota gjithnjë para meje qëndron

S’më njeh as e njoh
E zezëdita marshon
Mbi njerëz

Diçka ende po më thotë
Të niset sërish këngëtimi
Të mos digjemi nga fillimi

Po ende s’po e di
Këto që nuk shihen
Janë të shenjtat e jetës
A shpirt i lodhur
Ose diçka e fshehur
Që vetëm nga dritarja mund ta shoh

Fatin e fikur
Timin



PREJARDHJA E DASHURISË



VETMI

Jam vetëm
Në dhomën time
Trëndafilin e venitur
Në gotë e shikoj
Kam etje

Shfletoj librin
Flas në gjuhën e saj
Mëngjesi është larg
Lexoj dhe ndalem
Me dhëmb shpirti
Sytë presin agun
Nuk fle
As nuk ëndërroj




SHËMBËLLIM

Kur tallem
Jetë kam thënë

Kur qaj
S’lus

Kur shëtis
Në botë derdh ujë

Kur çmendem
Mallkoj dashurinë

Kur frikësohem
Kam frikë njeriun

Kur vdes
Kurvë prapa lë




KOHË E TASHME

S’patëm kohë për dashuri

Mbrëmja derdhet
Mbi kokat
Asfaltit pikon
Sytë



KTHIMI I DASHURISË

Ç’më duhesh tash e marrë
Shih ndjenjat më janë topitur
Stinën e trëndafiltë e harrove, si munde
Kur erë frynte e shi rigonte
Mbi kokat tona rritej fati
Dhe drurin që gdhendur e patëm me durim
E mori zjarri e mori
Bukur e dhembshëm qajtëm e heshtëm
Ligjet e jetës pa i ditur
Unë njeri i shqetësimeve
Mbeta. Sot e atë ditë
Larg qiellit. Larg deteve, harrimit.
Për dashurinë s’më kujtohet ç’thashë
Vetëm të padukshmet i dua
Më shumë se dashurinë e pathënë
Kur nga gjri i harrimit kthen

Vërtet jam bërë harrestar i madh
Asgjë nuk përfill si dikur



KËTË NATË

Jam me veten time. Natë është
Në qytetin e rinisë vetëm dritat
Në dhomë një pjesë imja dhe
Vargjet e mëdha të Naimit

Ti e dashur mund të thuash
S’pata kohë
Po ç’është kohë e dashur
Ç’është:jo?!



VASHA

E humbur
Botën mori në sy
Pas lamtumirës

Trëndafilin e këputur s’e njeh
Në ëndrrën e tjetërkujt
Kërkon lulekripë

Kur happen portat e vetmisë
Hiqet në vallen blu
Sipas dëshirave të huaja

Shi kishte rënë prej kohësh
Jetë e lagur
Nga gjumi është zgjuar vonë

Vetmia kishte formën
E pasqyrës së mjegulluar
Para syve të saj

Pranvera po nisej
Nëpër vjeshtë



PËR ANITËN

E shpaloi zemrën prilli
Kujtimet i dogji në verdhësi

E dashur merri
Sytë e mi



NATË E KALLUR

Erdhi nata
E dogji gurin e durimit

Bën zhurmë
Mes
Lëkurës e gjakut

Më kujto e dashur
S’kemi shpëtim




PA TY

Nuk kam qetësi
Gishtërinjtë bien si shi

Ashti u dogj
U dogj edhe vajguri
Prapë ora një

Hëna iku
Ndërsa unë rri




LARGOHU NGA GJAKU IM

Nga jeta, vdekja ime largohu
Merri copat e zemrës e të gjakut

Në qepallat e mia
Ngrysi mbrëmjet verore
Ato që s’kthehen kurrë më

Vraji të gjitha kujtimet e gjalla
Me duar balsami
Mundimshëm le të vdesin
Pastaj largohu nga gjaku im

Koha ime ditët e mia ku vatë
Në melodinë e kollës së thatë

2. –

Malli im do të vijë si era
Pranë portës sate

Etshëm do të kumbojë zëri
Dhembjeve të tua damarëve

Kur të vijë malli
Etjen do ta kallë

Se jeta është
Më pak se të lindësh
Më shumë se të vdesësh
Për fjalën e gurëzuar

Për gjëra të tilla
S’kemi kohë, e dashur

3. –

Kur zohu im fluturon

Shoh si shkel
Zemrës sime të vdekur

Kur të kthehem një ditë
Nga harrimi
Me cilën vdekje do të na dënojnë



ËSHTË NJË DASHURI

Është një dashuri
Diku

Duart i zgjat

Mallin në mua
E kthen
Pagjumësia




E PAKRYER

Sonte
Heshtja më qëlloi

As gjaku as vuajtja
S’më zgjojnë Anitë
Me cilën dallgë  t’ju vras
Ditë të humbura

Balada mori fund Anitë




VETMI E PËRGJAKUR

Anitë
Ka të sosur zjarri yt
Vetmia e përgjakur
Breguit të diellit
Merre kujtimin e zhuritur
Rrëfeju pasardhësve
Për lindjet e vdekjet
Për vetminë e gjatë
E lëvizjet nëpër zemrat tona

O ku mbeti blerimi
Shpirti i gjallë në pritje
Pa kujtim trëndafilash
Në tokën e bardhë
Anita ime e lodhur në kujtime



LAPIDAR

E kanë ngirtur me gjithë shpirt
Brumin e kish gatuar një nënë
Diku në Rrafshin e Dukagjinit
Pastaj secili prej tyre
Ia ktheu borxhin
Me nga një pjesë të trupit



MËRGIMTARËT

Kur i barti harrimi me vete
Fyellin e vendlindjes e fshehën diku

Mes shtresave të zemrës
Dashuria mbyllet në pikë gjaku

Më e bardhë se pëllumbat
Mbi lumin e ballit tim

Letrat kanë ngjyrën e tokës
Mallin shtegëtarëve ua falin

Takohemi një ditë para vdekjes
Botë e vogël, puqemi në një pikë

Do të lindet një ditë
E pathëna mes vetmisë

Larg deteve, tej qeillit të hapur
Takohemi një ditë para jetës

2

Këndej festat s’janë si dikur
Mund të digjen kujtimet

Gjithçka ka erën e bukës si gjaku
Kur etshëm vlon në damar
Në zemër zemra vdes thonë

Me shpirt hiqni mallin
Kur mbi kokë bie tjetër gur

3

S’mund të na pëlcasë durimi një ditë
Në përqafimin e fundit dritë
Fyelli i vendlindjes bëhet gur



SHTEGTIM

Hapni portat e vetmisë zogj të përvajshëm

Memecë flisni gojëamblit e mi të mjerë
Kush u lind në dimër a vdiq në pranverë

Ëndrrat e fëmijëve as flaka s’i djeg
Nga legjenda del një ditë e pathëna

Flini ndër brinjët e mia të thyera flini
Thua se vdekur kam unë zog përhiri

Merrni copat e zemrës për flamur feste
Kur fryn erë jugu ballin le t’jua ngrohë



PAK FËMIJËRI

Kur vishnim rrobat e fëmijërisë
Unë Sejdiu e Lili i vogël
Trenat gjëmonin binarëve të gjatë
Në gdhendnim durimin

Vërtet lazdran isha
Po dëshirë të madhe kisha
Të recitoja poema të gjata për Kosovën
Pranë syve të thellë të babait kurbetçar
Kur kthehej nga dheu i huaj

Tash vëllau rreshton sarrokët
U flet për Lulin e Vocërr
Gjeografinë e botës ua shpjegon
Koha ka ndryshuar thotë

Unë e babai tash shfletojmë kujtimet
Shkruar në tokën e largët
Dhe s’na vjen gjumi



NJË TË DIELE NË SHPAT

Me lahutë në dorë
Nisej Ramë Alia

Sa shumë na paska vrarë harrimi
vjet e mote s’jemi parë
po ende s’paska vdekur kujtimi
i të vetmes këngë që kurrë s’e kënduam
o plakë i urtësive

Nëse përsëri lindemi
Cilën këngë do ta këndoje për nipat



MOTIV I LASHTË

Do të bjerë shi i dhembshëm
Mbi kokat tona qielli
Zemrën tri herë do ta hapë

Po thonë:

Deri në stacionin e mbramë
S’do të mbetet asnjë gjurmë
Urtësisht dielli do të ikën

Pastaj,

Mjerë gjallesat
Kur erërat e vdekshme
Zgjohen




DITËT E FTOHTA

Era fryn kah balli
Duart e balsamosura
Nuk të përkdhelin më

Ikën ditët e bardha
Shjpirti ruan ngrohtësinë
Ditët e ftohta zgjaten



PËR ËNDRRAT DHE ERËN

Nuk mbeti asgjë
Brenda fjalëve e gjakut

Çdo gjë e thau pikëllimi
Dita humbi rrugën në pakthim

Në ç’drejtim flujturojnë ëndrrat tash
Koha kur kotet në gjumë

Fryn era
Të ftohtiot në shpirt bie
Orët tingëllojnë thekshëm
Rrugët e qytetit heshtin

Unë shqiptoj zanoret e humbura

Heshtja më flet
Me gjuhën e zjarrtë

Jeta nga dritarja
Vegon



ÇDO GJË PO HARROHET

Nata m’i këputi gjymtyrët
Harrova zërin, gjithçka

Ç’po ikin kujtimet
Shesheve të blerta
Kënga merr udhë kah ti

Në portën e qytetit të madh
A të vret vetmia

Pengu i vetmisë
Gdhend durimin ngadalë
Nata rrëshqet në heshtje
Sërish trazohem, iku dita



POEZI

Kjo këngë i ngjan vajit tim

Prej zjarreve ëndrra
U dogj

Jeta vallë ndryshuaka
Kaq shumë

     *       
*       *

Me gishttërinj ua gjej rrugën syve
Askund çelsat e portës magjike

Prapë vetmiua e madhe hap sy

Gjithnjë e më shumë
Gjen veten në mua
Hostori e zbuluar në gjak

___
E falënderojmë shkrimtarin Biser Mehmeti që na e dërgoj librin e Tahir Deskut "Prejardhja e dashurisë".

H. Muhaxheri

2 Kommentare:

  1. Përshëndetje djema, 3 muaj më parë i dashuri im u nda me mua. Gjithçka filloi kur shkova në kampin veror dhe po përpiqesha të kontaktoja me të, por nuk po kalonte. Kështu që kur u ktheva nga kampi, e pashë atë me një vajzë të re duke u puthur në dhomën e tij të shtratit, isha i frustruar dhe më dha një natë pa gjumë. Mendova se ai do të kthehej për të kërkuar falje, por ai nuk erdhi për gati 3 muaj, u lëndova vërtet, por faleminderit Dr.Dawn për gjithçka që bëri, takova Dr.Dawn gjatë kërkimit tim në internet, vendosa ta kontaktoj sepse unë pashë mijëra dëshmi për të, por tani duhet të rrëfej se ai është me të vërtetë një person i mirë dhe i sinqertë, ai ma ktheu të dashurin tim vetëm brenda 48 orëve, jam shumë i lumtur. Kontaktoni atë në Whatsapp nëse keni nevojë për ndihmë në jetën tuaj: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    AntwortenLöschen
  2. Am fost frustrat și devastat când soțul meu a cerut divorțul. Apoi l-am contactat pe Dr. DAWN, după ce am văzut o mulțime de mărturii despre modul în care Dr. DAWN a ajutat atât de mulți oameni să restabilească pacea în căsnicia și relația lor,
    De asemenea, am văzut cum a tratat diferite boli și a ajutat puțini oameni să trateze infertilitatea și am decis să-l contactez pentru ajutor,
    Mi-a promis că mă va ajuta când după ce i-am explicat totul, i-am oferit tot ce mi-a cerut și și-a făcut treaba, acum soțul meu mă iubește atât de mult și mă tratează cu grijă. Casa mea este atât de liniștită și plină de fericire, totul datorită doctorului DAWN,

    Contactați-l dacă în prezent aveți vreo problemă. El este WhatsApp: +2349046229159
    E-mail: dawnacuna314@gmail.com

    AntwortenLöschen