Freitag, 24. Mai 2013

Namik Selmani: BACA I URTISË SË KOSOVËS

Namik SELMANI

Baca i Urtisë së Kosovës
Luftëtarit dhe poetit Tahir Deskut

Me ty, vëlla
Do ta bëjmë përherë Festën e Pambaruar të Plisit
Ku Baca
Prêt të lodrojë Vallen e Rugovës dasmave e gazeve të djemve e çikave
Një ëndërr të re
Nis në pasjetën tënde për Kosovën ku çurgon një curril si asht burimi
E na zgjohet
Foltoreve e konakëve një ortek kujtese që theqaf harresën tragjike.
Me ty do të rizgjoj
nja ag të ri Kosove e do të marr në duar mijëra shtiza drite
Se Nata
Prapë kërkon të na hirnosë varret, sytë e brazdën
hej,
mes pranverave gjelbërore do shpërndaj lulëkuqe dashurie
Marrë
Nga zemra jote si rudinë ku kuqëlojnë sa e sa bajraqe.

3.
O ëndërr e bukur
Më jep kahdo një pranverë boheme deskiane me frymë lirie
Të thërras
brerimin në majat e një lavdie askurrë të shtirur
Të thërras
ca tupanë që bien kullave mureshpuar si me dekorata madhështie
Të thërras
qiejt e pamatë të fjalës tënde e të shpirtit liridonas e të bukur

4.
Me të
Dua të ringrej Urat e Zemrave të vrara, jo si murrana legjendash
Me 700 oda
të bajmë shkallë të ndrituara, gjer larg, në Pejë, në bjeshkë
fjala
në m’u mrroltë vëlla, do të marr si në duar urtinë tënde
e me nofullën e shqyer
do të ndal i lumturuar si Kostandin i gjallë në derë.

5.
Do të marr papërtuar
Ca hambarë shkronjash deskiane plot aromë e bukuri
T’i rimbjell
Në Çamërinë e halleve bash si Plaku i thinjur Mollëve.
Se Logu i Mençurisë
Fort po paska mall për të bërë sërish BETIM të ri
E trokashkës së mullirit
I është tharë shumë herë edhe currili që i vjen prej toke

6.
Kullë më kullë
Do të marr pishtarin e dritës tënde në duar.
Si djali më besnik
A si lokja e baca më i urtë i mbarë fshatit e fisit
Falmë, bre burrë,
Nëse më vjen marria në damarin e kaltër të gurrës
E unë
ia hap derën i qorrëruar, si të thaja farën e fundit të plisit.

7.
Pash fjalën e mencur
Ma jap vëlla një dorë dheu nga varri i lulëzuar ku kënga buron
Do t’ia marrim pejzat zemrave
E me to do bëjmë tela për lahuta e sharki me tinguj si bari në livadhe
Oh,
E sheh, e sheh, si zjarrmojnë tymtarët e kullat një gaz të ri kërkojnë
E fjala
Kërkon prapë një sofër ku të rrimë sërish të menduar, për të ardhmen

7.
Ah, vëlla.
Na u desh që të vinim plumbat në trastën e shkronjës
E këpucët e baltosura
Na dërguan në udhë mjegullore me ëndërr lirie
Në gjoksin e plaguar
U bëmë se e sa herë Gjergjë për pragjet e ndritura të Kosovës
Teksa neteve
Thurnim së bashku symalluar me dhimbje e gaz lirika dashurie.

8.
Ah, Tahir Desku, ofshama mos ma kalltë fjalën e dlirë
Kukama mos më mbuloftë me shallin si tym të zi
Nëse nuk të gjej livadheve në Pejë, Prekaz, Koshare a në Prishtinë
Në vargun më të ri brenda nesh ti vetëm…. RILIND.


Shënim:
 Kjo poezi ka fituar Çmin e parë në Konkursin Mbarëkombëtar të organizuar nga dhe nga Komuna e Klinës në bashkëpunim edhe me asiosacione të tjera letrare në Diasporë dhe është botuar në Antologjië e hartuar për Poetin Tahir Desku

2 Kommentare:

  1. Jam shumë e lumtur këtë ditë sepse sapo më ndodhi një mrekulli, nuk prisja të isha më me të dashurin tim, por falë DR EDIOMO, një magjistar i fuqishëm që e bëri të mundur. Po kërkoja në internet më 29 maj 2022 për të parë se si mund të rivendosja jetën time të dashurisë dhe hasa në shumë dëshmi për DR EDIOMO. I afrohem asaj dhe jam mirënjohës për ndihmën e saj tani i dashuri im është kthyer me mua. Faleminderit DR EDIOMO Unë do të vazhdoj të dëshmoj për ju. ju mund t'i besoni DR EDIOMO për të zgjidhur problemet tuaja %100 me ndershmëri kontakt email :drediomo77@gmail.com
    Whatsapp: +2349132180420 / +2348106541486

    AntwortenLöschen
  2. Faleminderit për gjithçka Dr.Ellen! Pasi ju kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim, burri im ndaloi së paraqitur dokumentet e divorcit dhe gjërat janë shumë më mirë. Siç thatë, i gjithë procesi i divorcit u anulua, gruaja e keqe që shkaktoi probleme në martesën time la burrin tim dhe tani jemi shumë të lumtur së bashku. Unë e ndaj këtë përvojë jetësore me këdo që po përballet me sfida të ngjashme në marrëdhënien e tyre, martesën apo ndonjë çështje tjetër. , mund të kontaktoni Dr Ellen në WhatsApp +2349074881619
    Ajo është e aftë në magjitë e mëposhtme:
    * magji dashurie
    * magjitë e martesës
    * magjitë e parave
    * magjitë e bukurisë
    * Magjitë e fatit
    * Magjitë e tërheqjes seksuale
    * Magjitë e kurimit të SIDA-s
    * Magjitë e lotarisë
    * Mallkimet heqin menjëherë magjitë
    * Magjitë mbrojtëse
    * Parashikimet e Lotarisë
    * Magjitë me fat
    * Magjia e fertilitetit
    * Unaza e telekinezës 💍
    Email: ellenspellcaster@gmail.com
    Whatsapp +2349074881619

    AntwortenLöschen